top of page
  • Facebook Social Icon
  • Twitter Social Icon
  • Google+ Social Icon
  • YouTube Social  Icon
  • Pinterest Social Icon
  • Instagram Social Icon

AKTIVITETE TE QEVERISE SE NXENESVE

Projekt i Qeverise se Nxenesve ne Diten Europiane te Gjuheve te huaja.

QELLIMI

  1. Rendesine e integrimit ne familjen e madhe te KOMUNITETIT EVROPIAN.
  2. Emancipimin per t'u formuar si qytetare te denje ne nje shoqeri te emancipuar demokratike dhe me permasa evropiane.

KY AKTIVITET U ZHVILLUA NEN DREJTIMIN E MESUESEVE: JONIDA CILINGIRI DHE REZARTA QAFA

19 Tetor- Dita e Shenjterimit te Nene TerezesS

Qeveria e nxenesve paraqiti projektin e saj me vidioprojektor dhe klasat pergatiten postera kushtuar kesaj figure.

Tema:  Festat e Nentori

Qellimi:

  • Formimi i ndjenjes se atdhedashurise dhe krenarise

  • Njohja ,ruajtja dhe zhvillimi i trashegimise historike e kulturore

  • Forcimi i idese se bashkejeteses me fqinjet dhe minoritetet , pa paragjykime dhe dallime

 

Aktivitet e projektit do te shtrihen gjate gjithe muajit nentor.

  1. Pergatitja e klasave per Festat e Nentorit.

  • Element kombetar si flamuj

  • Postera kushtuar kesaj ngjarje historike

  • Zbukurime te ndryshme kushtuar temes se festes

  1. Konkurs: Fjala artistike

Tema: 71 vjetori i Clirimit

Shprehur me esse e poezi te bera nga nxenesit. Perzgjedhja e essese dhe poezise me te mire, dhe

  1. Kinemaja ne shkolle

Cdo klase e ciklit te larte, nje dite te muajit nentor ( pjese te punes edukative me klasen) do te shfaqe nje film artistik me teme nga lufta antifashiste nacionalclirimtare. Mesuesi perzgjedh vet filmin qe do te shfaq.

  1. Festat e nentorit

Ne 26 nentor nxenesit e klases se nente do te shfaqin dhe prezantojne me video projector nje historik te shkurter. Pune e realizuar ne powerpoint mbi periudhen e Skenderbeut, Shpalljen e Pavaresise dhe Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare, pergatitur nga mesuesja e historise Enkeleda Sinjari, ku nxenesit do e prezantojne si nje reportazh.

  1. Cikli fillor aktivitet te shprehur me piktura, kenge, valle etj kushtuar kesaj feste.

  2. Koncerti festiv i organizuar nga qeveria e nxenesve dhe mesuesit e historise dhe muzikes: Manjola Kanaci dhe Enkeleda Sinjari

Projekt i Qeverise se Nxenesve: "Holokausti", dokumentar i pergatitur nga mesuesja Enkeleda Sinjari.

Kujtojmë 27 janarin, Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Asambleja e Përgjithshme OKB-së e caktoi 27 janarin Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Kjo datë përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945.

Festojme 7-8 Marsin

Qeveria e Nxenesve ne bashkepunim me mesuesen Enkeleda Sinjari dhe mesuesit kujdestar te klasave, pergatiten nje koncert festiv me rastin e 7-8 Marsit.

Te ftuar mesuesit e vjeter te kesaj shkolle: Llambi Goxhomani, Bardhyl Qafa dhe Sotiraq Mishaxhiu.

Nxenesit shfaqen me vidioprojektor reportazhet e pergatitura nga mesuesja Enkeleda Sinjari, 7-8 Marsi.

Aktivitet shkolle ne bashkepunim me Qeverine e Nxenesve dhe nen drejtimin e mesueses Pomona Mustafallari.

Tema: "Te mbajme paster mjedisin".

Aktivitet shkolle ne bashkepunim me Qeverine e Nxenesve dhe nen drejtimin e mesueseve te ciklit fillor i panairit me

Teme: "Une dua te gatuaj".

Qeveria e nxenesve nen drejtimin e mesueses Enkeleda Sinjari u be pjesemarrese ne

Panairin " Trashegimia Kulturore ", ne te cilen u vleresua edhe me nje certifikate.

Qeveria e Nxenesve ne bashkepunim me Kryqin e Kuq ne "Diten Boterore te Zhdukjes se Varferise " dha kontributin e vet.

Historik i shkurter

Fillesat e Ditës Botërore për Zhdukjen e Varfërisë, janë që në 17 tetor të vitit 1987, kur qindra mijëra njerëz u mblodhën në Trocadero në Paris, aty ku është nënshkruar Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut në 1948-ën, për të nderuar viktimat e varfërisë së skajshme, dhunës dhe urisë.

Ata shpallën që varfëria është dhunim i të drejtave të njeriut dhe pohuan nevojën për t’u bashkuar dhe për t’u siguaruar që kjo e drejtë respektohet.

Që prej dhjetorit të 1992 kjo ditë u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si “Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë” dhe që atëherë, njerëz nga të gjitha shtresat,  mblidhen çdo 17 tetor për të treguar solidaritet me të varfërit.

Suksese nxeneses Donika Bumli ne konkursin "Let's Shine Together 2" nen drejtimin e mesueses Monika Kurti.

Qeveria e nxënësve me koordinatore Enkeleda Sinjarin në bashkëpunim me mësuesit kujdestarë të klasave 1-9, në datën 8 prill organizuan aktivitetin “ Të ndryshëm por të barabartë” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve nën udhëheqjen e Znj. Majlinda Xhamo.

bottom of page